Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një këmbimore këtë paradite në lagjen Tophane në Prishtinë.
Rastin për Klankosova.tv. e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti, theksooi se nën kërcënimin e armës është një grabitur një shumë parash
“Sot rreth orës 10:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash”, ka theksuar Ahmeti.
Ajo theksoi se policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimevet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.