Udinese po kalon një moment magjik. Në fundjavë erdhi fitorja 3-1 ndaj Interit, që ka ngjitur bardhezinjtë në vend të tretë në Serie A, me vetëm një pikë më pak se Napoli dhe Atalanta.
Ndërkohë, festa e fitores ndaj ekipit zikaltër ka marrë fund menjëherë për Tolgay Arslan, mesfushorin gjerman me origjinë turke të Udineses.
32-vjeçari e nisi ndeshjen nga stoli dhe u fut në fushë në minutën e 79’ dhe realizoi me kokë golin e tretë. Në fund festoi gjatë me shokët e skuadrës, por festa u shkatërrua kur mori vesh se shtëpia e tij ishte grabitur gjatë kohës që luhej Udinese-Inter.
Grabitësit kanë arritur të marrin dy laptopë dhe disa bizhuteri ari për një vlerë totale prej 12 mijë eurosh, teksa policia ka nisur menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen e ndodhur./tch/