Një pompë derivatesh është grabitur në Gjilan.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 21:20, përcjell Fol Drejt.
“Viktimat një mashkull dhe një femër kosovarë, punëtorë në një pikë karburanti, kanë raportuar se një person i dyshuar me maskë në kokë dhe nën kërcënimin e një arme të ftohtë thikë ka grabitur rreth 700-800€ nga punëtori i pompës së derivateve, ndërsa nga punëtorja ka grabitur rreth 100-150€ dhe kishte ikur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë në raportin 24 orësh./FolDrejt/