Grabitës të panjohur hynë në shtëpinë e yllit të Liverpool, Mohamed Salah në Kajro (Egjipt) dhe morën marrës satelitorë, sipas mediave lokale, përcjell Fol Drejt.
Autoritetet egjiptiane po hetojnë për momentin pas thyerjes së shtëpisë së Salah dhe mësohet se gjithçka është dëshmuar nga një i afërm i cili po kalonte pranë shtëpisë dhe ka parë që dritaret e shtëpisë ishin të hapura.
Një kontroll i shpejtë zbuloi se shtëpia ishte në rrëmujë, d.m.th se gjërat ishin të shpërndara dhe se marrësi satelitor ishin vjedhur.
Mediat atje shkruajnë se policia aktualisht është duke hetuar se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe se ka intervistuar rojet e sigurisë dhe ka shqyrtuar kamerat e vëzhgimit në lidhje me këtë. Ngjarja, shtojnë ata në fund, ka ndodhur gjatë fundjavës.
Kujtojmë se Salah humbi një penallti ndaj Bournemouth të shtunën dhe është një nga figurat tragjike të humbjes 1:0 të Liverpoolit në këtë ndeshje.
Ai dhe bashkëlojtarët e tij tani janë në pritje të ndeshjes së kthimit të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve kundër Realit në Madrid dhe do të tentojnë të bëjnë një sensacion të vërtetë dhe të rikthehen pas disfatës 5:2 në Anfield. /FolDrejt/