Një grabitje i ka ndodhur trajnerit kosovar Bekim Isufi dhe familjes së tij.
Rastin e grabitjes e ka bërë të ditur vetë trajneri, i cili ka treguar shqetësimin me të cilin e kanë përjetuar ai dhe familja e tij grabitjen që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, transmeton Fol Drejt.
Në postimin e tij në Facebook, Isufi u bën thirrje pushuesve që t’i mbyllin dritaret e hotelit, vilës a aparamentit ku po qëndrojnë, duke shtuar gjithashtu se pas kësaj grabitjeje, pushimet në jug nuk do të jenë opsion për të dhe familjen për një kohë të gjatë./FolDrejt/
“Dhërmia nuk është vend ku duhet të ndiheni të sigurte andaj sigurohuni t’i keni mbyllur dritaret e Hotelit/Vilës apo Apartamentit ku ju jeni apo keni vendosur të qëndroni. Unë dhe familja ime përjetuam tmerrin me hajnat në dhomë në orën 4:00 të mëngjesit. Me gjithë dëshirën e madhe për t’i kaluar pushimet në Jug, pas traumës së përjetuar për një periudhë shumë të gjatë kjo nuk do të jetë më opsion”, ka shkruar Isufi.