Një rast i vjedhjes është raportuar në Kosinë të Ferizajt, me ç’rast është vjedhur një xhami.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 22:58, në fshatin Kosinë në Ferizaj, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh, bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar përgjegjës në xhamin e fshatit ka njoftuar se persona të panjohur kanë vjedhur rreth 20 euro nga arka dhe dy UPS me vlerë rreth 70 euro.
Rasti shkon në procedurë të rregullt./FolDrejt/