Dy persona kanë raportuar një rast të tentim-grabitjes së armatosur në komunën e Fushë Kosovës.
Ky rast ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, konkretisht rreth orës 06:30, përcjell Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, më gjerësisht thuhet se dy të dyshuar të maskuar dhe armatosur kanë hyrë brenda në objekt dhe nën kërcënimin e armës kanë kërkuar çelësin e zyrës në të cilën gjendej kasaforta me para, mirëpo pasi nuk kanë arritur t’i marrin, janë larguar me veturë në drejtim të panjohur.
Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime./FolDrejt/