Një grabitje e armatosur është raportuar në Prishtinë.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 02:30, përcjell Fol Drejt.
“Ankuesit kanë njoftuar policinë se derisa ishin në vendin e punës në një pompë derivatesh, aty kanë hyrë tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së shkurtë kanë grabitur 770 euro. Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar me një veturë. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë në raportin 24 orësh./FolDrejt/