Në Yvelines, periferi e Parisit, kryeqytetit të Francës, grabitësit hynë në një argjendari dhe vodhën stoli në vlerë prej rreth 1 milion dollarë.
Persona të paidentifikuar në orët e mëngjesit hynë në argjendarinë “Marc Orian” në qendrën tregtare “Parly 2” në Chesnay-Rocquencourt në orët e mëngjesit dhe kanë vjedhur sasi të madhe të stolive, njoftoi “France Bleu”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Vlera e tregut e gurëve të çmuar dhe stolive të vjedhura nga grabitësit vlerësohet në 1 milion dollarë.
Po ashtu thuhet se grabitësit kryen vjedhjen ashtu që thyen mbrojtjen metalike dhe u futën në dyqan.
Lidhur me grabitjen është ngritur hetim./FolDrejt/