Një person i armatosur e ka detyruar një punonjës të një pompe derivatesh në Prishtinë, t’ia dorëzojë një shumë të majme parash, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti është duke u hetuar.
Këto janë detajet e raportit:
“Lagjja Kalabri, Prishtinë 11.01.2022-16:08. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se, derisa ishte duke punuar në vendin e punës-pompë derivatesh, ka hyrë një person i armatosur dhe duke kanosur me armë viktimën, i ka grabitur një sasi të konsiderueshme të parave të gatshme dhe është larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, është informuar dhe konsultuar edhe prokurori.”
Policia nuk jep detaje të tjera për këtë rast./FolDretj/