Kemi arritur në tetë skuadrat e fundit në Kupën e Botës në Katar dhe Brazili është ende favoriti i parë për të fituar titullin, sipas analizës së Gracenote.
Selecao tani ka 25 për qind shanse për të fituar titullin, e ndjekur nga Argjentina me 20 për qind: këto dy kombëtare janë kundërshtarë të mundshëm në gjysmëfinale, nëse Brazili kalon Kroacinë dhe Gauchos-ët kalojnë Holandën.
Kombëtarja portugeze e ndjek me 13 për qind shanse për trofe, që do të thotë edhe se janë kandidatët e parë për në finale nga pjesa e poshtme e shortit. Pasojnë Holanda dhe Franca me 11 për qind shanse secila, si dhe Anglia me 10 për qind./FolDrejt/