Gramoz Vokrri, djali i legjendës së futbollit të Kosovës Fadil Vokrri, do të jetë kandidat për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Vokrri i cili tha se, pas mbështetjes që ia kanë ofruar një numër i konsiderushëm i klubeve kosovare, do t’i hyjë garës për të parin e FFK-së, ku kundërkandidat do ta ketë Agim Ademin, kryetarin e tanishëm.
“Pas mbështetjes që më ofruan një numër i konsiderushëm i klubeve, ju njoftoj se nesër në ora 11:00 do të bëhet deponimi i nënshkrimeve, nënshkrime këto që më bëjnë edhe zyrtarisht kandidat për Kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës”, ka thënë Vokrri.
Vokrri uroi proces fer e transparent, teksa kërkoi përkrahje nga të gjithë.
“Duke uruar për një proces fer, korrekt dhe transparent, ju përshëndes përzemërsisht dhe njëkohësisht kërkoj përkrahjen tuaj”.