Në hotelin Grand të kryeqytetit do të investohen para për të renovuar disa pjesë të hotelit, i cili do të mirëpres mysafirë për Bienalen Manifesta, nga 22 korriku deri në fund të muajit tetor të këtij viti, njofton Klan Kosova.
Do të ndërrohen shtretër, drita e do të rregullohen hollet e kateve të hotelit, në të cilat artistët do të mbajnë ekspozita të ndryshme.