Granit Xhaka raportohet se refuzon t’i kërkojë falje tifozëve të Arsenalit pavarësisht se Unai Emery e ka telefonuar atë për të bindur që ta bëjë një gjë të tillë.
Emery ka një problem të madh në duart e tij në Emirates pas barazimit të së dielës 2 me 2 ndaj Crystal Palance, i cili shtua edhe me përfshirjen e Granit Xhakës.
Emri i reprezentuesit kosovar të Zvicrës është thirrur ironikisht nga tifozët e Arsenalit kur u njoftua për largimin e tij nga fusha për zëvendësim.
“Topçinjtë” më pas shpërthyen duke fishkëllyer 27 vjeçarin, i cili vetëm se e acaroi situatën edhe më shumë duke vënë dorën në vesh dhe duke bërtitur më pas me sharje.
Derisa po largohej nga fusha, mesfushori largoi më pas shiritin e kapit para se të hiqte edhe fanellën duke shkuar direkt në tunel për në zhveshtore.
Bazuar në një raport nga The Sun, një hetim disiplinor tashmë është duke u bërë në Emirates.
Emery raportohet të ketë telefonuar Xhakën pas ndeshjes duke tentuar për të bindur mesfushorin për t’iu kërkuar falje tifozëve.
Xhaka ende nuk e ka bërë këtë ndërkohë që situata rrezikon të dal edhe më shumë jashtë kontrollit.