Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se në bashkëpunim me European Union in Kosovo dhe UNDP Kosovo përmes projektit “Trashëgimia kulturore”, po informojnë gratë dhe vajzat e Janjevёs rreth trajnimeve për zhvillimin e aftësive për dizajnimin dhe prodhimin e punimeve artizanale, shkruan Fol Drejt.
“Duke bashkëpunuar ngushtë me European Union in Kosovo dhe UNDP Kosovo përmes projektit “Trashëgimia kulturore”, gratë dhe vajzat e Janjevёs po informohen rreth trajnimeve për zhvillimin e aftësive për dizajnimin dhe prodhimin e punimeve artizanale.”, shkruan në njoftimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Në njoftim u theksua se trajnimet gjithashtu do t’i zgjerojnë njohuritë e tyre rreth sipërmarrjes dhe si të hapin dhe drejtojnë një biznes të ri.
Mbështetja ndaj tyre për zhvillimin e aftësive kontribuon në fuqizimin ekonomik të grave si segment i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. /FolDrejt/