Gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë po japin kontributin e tyre kundër virusit COVID-19. Këtë e ka bërë të ditur ambasada amerikane në Kosovë, përmes një postimi në Facebook
Përballë vështirësive financiare, të mbijetuarat e dhunës seksuale të Kosovës në kohën e luftës nga Drenasi , fitojnë jetesën e tyre duke shitur vepra artizanale.
Sot, përmes Qendrës së Rehabilitimit të Kosovës për Viktimat e Torturës ato po bëjnë maska 100% pambuk për fytyrë në këtë kohë kur duhet mbështetje për të luftuar pandeminë globale Covid-19.
Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
Aty thuhet se këto maska mund të blihen nga të gjithë të interesuarit duke kontaktuar në adresën elektronike, [email protected].
Postimi i plotë i ambasadës: