Fol Drejt
E martë, 20 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Gratë, islami dhe 8 marsi

3 vjet më parë
in KRYESORE, OP/ED
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Kur flasim për të drejtat e grave dhe islamin, shembulli i parë që na bie ndërmend është Fatima bin Muhammed Al-Fihryya, themeluesja e Universitetit Al Qaravij në qytetin Fez të Marokut, universitetit më të vjetër në botë. Sipas shënimeve biografike, ajo vdiq në vitin 880, ndërsa biografia e saj është mjaft e mjegullt, me një fjalë, një tregim i lënë në harresë, shkruan Fol Drejt.

I. Por historia e grave të suksesshme muslimane, fillon shimë më parë

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Veç grave dhe vajzës së profetit, të njohura për devotshmëri dhe dije, vijnë figura mjaft influencuese, siç është ajo e Nafisa Bint El-Hassan, që ishte stërmbesa e Profetit Muhamed. Nafisa, ishte e njohur për përkushtimin dhe inteligjencën e pakundshoqe.  Madje thuhet se një xhami në Kajro, mbante emrin e saj. Pasi kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj në Egjipt, ajo u bë një nga dijetaret më të kërkuara të kohës. Qe imësuese e dy prej dijetarëve të shquar (në historinë islame): Ebu Abdullah Mohammed Idris Al-Shafi’i dhe Ahmad Ibn Hanbel. Mësimet e Al-Shafi’it dhe Ibn Hanbelit, nga ana tjetër, çojnë në dy nga shkollat kryesore të mendimit sunit – shkollën e mendimit Shafi’i dhe shkollën e mendimit Hanbeli.

Duke mësuar përmendësh Kuranin dhe hadithet e shumta që në moshë të re, Nafisa mbeti një nga personat më frymëzues të kohës së saj në lidhje me jurisprudencën dhe teologjinë islame. Ajo gjithashtu thuhet se agjëroi gjatë ditës dhe falej pjesën më të madhe të natës, ndërsa gjithashtu kreu haxh pothuajse 30 herë gjatë gjithë jetës së saj.

Si një nga shembujt më frymëzues të grave në diturinë islame, Nafisa është një kujtesë e fuqishme e rëndësisë dhe domosdoshmërisë së arsimimit të grave në islam dhe, sidomos në fushat e jurisprudencës.

Pas saj, juristja e famshme Umm Al-Darda Al-Soghra, një nga dijetaret më të rëndësishme dhe me ndikim në historinë islame. Përshkruhet si një figurë e fortë që nga fëmijëria e saj e hershme në fillim të shekullit të 7-të. Duke refuzuar të përputhet me normat kulturore gjinore, Umm Al-Darda mbahet mend për lutjen në rreshtat e burrave në xhami, si dhe për uljen mes bashkëmoshatarëve të saj djem gjatë studimeve të Kuranit.

Pasi u bë juriste, dijetare islame dhe mësuese e hadithit, Umm Al-Darda vazhdoi të ligjëronte në xhaminë e Damaskut, duke mësuar burra dhe gra në të njëjtën dhomë. Një nga studentët e saj më të famshëm nuk ishte askush tjetër veçse kalifi umajad Abdul Malik Bin Mervan, si dhe dijetari dhe gjykatësi i famshëm Hasan Al-Basri.

Thuhet se ka thënë:

“Unë kam kërkuar adhurim e Zotit në çdo gjë. Nuk gjeta gjë më lehtësuese për mua sesa të rrija me shkollarë e të shkëmbeja diturinë me ta. ”

Shuhdah el-Bagdadije, një tjetër grua me shumë ndikim. E njohur ndryshe si Krenaria e Gruas (Fakhr an-Nisa), dhe “Shkrimtarja e Bagdadit”,  mbetet një nga ligjërueset dhe kaligrafet më të famshme në shekullin e 12-të. E lindur në Iran, Al-Baghdadiyyah ishte e bija e dijetarit të famshëm Abu Nasr Al-Dinawari, i cili ndihmoi të ushqehej tek ajo një ndjenjë e pabesueshme inteligjence dhe aftësie për të mësuar përmendësh hadithin.

Duke mbajtur leksione në xhami dhe universitete në Bagdad, ajo mbahet mend fort për transmetimin dhe shpjegimin e hadithit. Ishte shumë e respektuar dhe njëra ndër dijetaret më të kërkuara të kohës.

E fundit në këtë listë, është Fatime el-Samerkandi. E lindur në shekullin e 12-të në atë që sot është Uzbekistani i sotëm. Qe një nga dijetaret dhe juristet më të respektuara të kohës, madje duke nxjerrë edhe fetvatë e saj. Duke zotëruar jurisprudencën hanefite, si dhe teologjinë dhe shkencat pas hadithit, transmetimet e saj të hadithit të Profetit Muhamed ishin një nga më të besueshmet.

Duke udhëtuar deri në Siri, ajo mësoi studentë djem e vajza dhe madje shërbeu si këshilltare personale për sundimtarin e famshëm Nur-al-din Zangi. Ligjëratat, këshillat dhe fetvatë e saj mbetën jashtëzakonisht me ndikim jo vetëm në atdheun e saj, por edhe në mbarë botën muslimane.

Pavarësisht se thuhet se i ishin ofruar shumë mbretër dhe princa për martesë, Al-Samarqandi përfundimisht u martua me një nga studentët e babait të saj, Alaa Al-Kasani, një nga juristët më të mirë Hanefij të kohës së tyre. Sipas historianëve, ajo luajti një rol të madh edhe në veprën e Kasanit, me “vlerësimin e tij për të, që ishte i madh, aq sa ai nuk do t’i firmoste opinionet juridike që ai nxirrte, derisa Fatima t’i nënshkruante e para”.

Al-Samarqandi mbetet një shembull i fuqishëm i rolit të gruas në jurisprudencën, diturinë dhe transmetimet e haditheve islame.

II. Pra…

Nuk folëm këtu për Hatixhen (Hatixhe bint al-Khuwaylid), që ishte gruaja e parë e profetit Muhamed (a.s), një biznesmene dhe mbështetëse e pakursyer e rrugës së profetit, ose për Ajshen (Aisha bint Abu Bakr), e cila, në një rast, iu priu edhe ushtarëve, apo vajzës Fatime, por shquam emrat e këtyre grave, historia e të cilave është lënë në harresë. Veç kësaj, edhe për ta dëshmuar se Civilizimi Islam e zhvendosi gruan në qendër të vëmendjes, duke ia dhënë të drejtën për t’u shkolluar, për t’u bërë dijetare, për të trashëguar e grumbulluar kapital dhe shumë të drejta të tjera për t’u trajtuar njësoj si burri.

Globalfundforwomen.org – renditë 10 figura aktuale, po aq influencuese të grave muslimane, të cilat kanë thyer sterotipet, duke çarë përpara në rrugët e tyre e duke arritur suksese të mëdha në fusha të ndryshme. Mbase këto histori kemi nevojë t’i rikthejmë në vëmendjen tonë, histori frymëzimi, për të gërmuar, lexuar dhe reflektuar më tepër rreth civilizimit islam, civilizim i cili ua hapi dyert grave, për t’i vjelë të drejtat e tyre të garantuara nga Zoti.

P.s mbase është dashur ta përmendim edhe Egesta Lopçin, një shkencëtare e shquar, e cila jeton dhe vepron në Itali. Për të mos e zgjatur, për historinë e kësaj gruaje muslimane të suksesshme, do të flasim një herë tjetër. Po, ndërsa lidhja e 8 Marsit, Ditës së Gruas me këtë artikull? Ajo le të nënkuptohet!
___________________________________
Burimet:
1. https://www.dw.com/en/fatima-al-fihri-founder-of-the-worlds-oldest-university/a-53371150
2. https://www.globalfundforwomen.org/latest/article/9-inspiring-muslim-women-shattering-stereotypes
3. https://themuslimvibe.com/muslim-lifestyle-matters/women/10-inspirational-women-from-islamic-history
4. https://it.linkedin.com/in/egesta-lopci-md-phd-24a23a60 /FolDrejt/

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Veturë elektrike me dron personal?

Lajmi tjetër

Amerika nuk e pret Evropën, Joe Biden është gati ta marr vendimin e ri kundër Rusisë

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM