Dimrin e kaluar arrestimi, në prill dhënia e kushtit, tani Mason Greenwood është në pritje të ndjekjes penale.
Akuzat? Përdhunim, sulm dhe kërcënim me vdekje. Sulmuesi është lënë mënjanë nga Manchester United, por vazhdon të përflitet.
“The Sun” raporton se sulmuesi i talentuar është arrestuar sërish për shkak se ka tentuar të kontaktojë me viktimën e supozuar, gjë që e ka të ndaluar me ligj deri në pritje të seancës gjyqsore. Duke shkelur kushtet e lirimit me kusht, sulmuesi anglez u kthye në burg këtë mëngjes.