Lobi grek në SHBA, permes organizates American Hellenic Institute (AHI) ka kundershtuar vendimin e Gjykates se Larte turke, e cila ne nentor 2019 vendosi qe Muzeu Chora te kthehet ne funksionin e xhamise (Xhamia Karije), shkruan foldrejt.com.
Rikthimi ne vend kulti per muslimant ka irrituar ortodokset greke, kjo pasi dikur ky vend quhej Chora Church dhe sherbente si kishe e rendesishme bizantine.
Chora kishte sherbyer si kishe per njemije vjet, kur ne shekullin e 16-te ajo kthehet ne xhami, ndersa ne 1958 kthehet si muze. Megjithate, me vendimin e drejtesise turke, kjo tashme mund te rihapet si xhami.
“Kjo mund te shtyje autoritetet turke, qe pas nje kohe edhe Hagia Sophia ta rikthejne ne xhami”, tha presidenti i AHI, Nick Larigakis./Foldrejt.com