Në kohën kur Turqia dhe Greqia kanë ngritur tensionet rreth ujërave territorialë në Mesdhe dhe Egje, kjo nuk ndikon në jetën e përditshme të minoritetit grek në Stamboll, informon foldrejt.com.
Komuniteti grek në Stamboll të martën ka festuar Krishtlindjen me traditën historike të quajtur Kalanda, sipas shpirtit të fesë së tyre. Ata gjatë paradës kanë kënduar këngë greke dhe turke. Parada ka filluar nga gjimnazi Zografyon deri te kisha Meryem Ana Greek.
24 dhjetori vlen si data më e rëndësishme për katolikët dhe ortodoksët grekë. Ortodoksët sllavë e festojnë krishtlindjen në 7 janar./Foldrejt.com