Ish-emisari special amerikan, Richard Grenell, ka deklaruar se presidenti i SHBA-së, Joe Biden, nuk është fare i njoftuar mbi zhvillimet mes Kosovës dhe Serbisë.
”Një zyrtar i karrierës së NSC sapo më tha që Joe Biden nuk është informuar ende për Kosovë-Serbi dhe @JakeSullivan46 nuk ka kohë për t’u angazhuar plotësisht në të – kështu që ai po e lë atë në dorë të stafit të nivelit më të ulët për ta trajtuar”, shprehet Grenell, transmeton Fol Drejt.
”Është një tjetër gabim në gjykimin e tyre”, ka thënë ai tutje./FolDrejt/