Veriu i Kosovës është përcjellur nga tensione të shumta në ditët e fundit.
Ish-i dërguari i posaçëm për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell kërkon një ndryshim të strategjisë së BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, pasi për kjo aktuale po e përkeqëson krizën në Ballkan, transmeton Fol Drejt.
Nga ana tjetër, Grenell bën thirrje edhe për lirimin e serbëve të ndaluar dhe të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili ndodhet me Hagë.
“Albin Kurti duhet të lirojë serbët e ndaluar, të hapen të gjitha vendkalimet dhe të hiqen të gjitha barrikadat njëkohësisht. Dhe nëse Kurti nuk e bën këtë menjëherë, atëherë SHBA duhet të ndalojë çdo ndihmë. Nuk duhet të mbështesim dikë që krijon terror. U bëj thirrje evropianëve që të ndryshojnë direktivat e strategjisë së tyre Kosovë-Serbi. Ata nuk po e ndihmojnë krizën ballkanike – po e përkeqësojnë atë me ndërhyrjet e tyre të njëanshme dhe të çrregullta. Dhe lironi Hashim Thaçin menjëherë nga Haga”, është shprehur ai./FolDrejt/