Tim Judah, në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar, së jemi duke u afruar një pike kruciale në dialogun Kosovë – Serbi, duke përmendur takimin e djeshëm në Shtepinë e Bardhë në mes dy presidenteve.
Judah u shpreh së Trump dhe Grenell, janë duke kërkuar një marrëveshje të shpejtë. Ai e quajti presidentin Thaçi, një president i cili ndonjëherëi kapërcen kompetencat e tij dhe nuk është i aftë të zgjidh asgjë. Ai përmend se Thaçi po mundohet të josh LDK-në për të rrezuar qeverinë Kurti.
Në mes tjerash ai thotë së në takim është biseduar për shkembim territoresh dhe për heqjen e menjëhershme të tarifës pa reciprocitet.
Grenell i ka reagur menjëherë duke thenë: “Gabim. Ti nuk e di cka është folur aty. Askush nuk po mundohet të levizë shpejtë dhe nuk ka një marrëveshje të madhe. Ti po i shpik gjerat” përfundon Grenell.