Ish i dërguari i posaçëm amerikan për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i akuzuar shpeshherë nga shumë njerëz si pro serb, Richard Grenell, ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të bëjë presion ndaj kryeministrit të Kosovës. Prishtinë, Albin Kurti që të largojë forcat speciale nga ndërtesat komunale.
Ai deklaroi në Twitter se kryetarët shqiptarë duhet të japin dorëheqjen dhe se duhet caktuar një datë për zgjedhje të reja.
“Kurti nuk mund të largohet më pa pasoja të rënda”, shkroi Grenell, i cili edhe në Qeverinë Kurti 1, ishte akuzuar se kishte qasje jo të duhur në raport me Kosovën, transmeton Fol Drejt.