Ish-emisari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Riçard Grenell, në një postim të tij në Twitter ka bërë të ditur se ka biseduar përmes telefonit me ish-presidentin Thaçi.
Grenell ka theksuar se populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse do të ishte ende President, transmeton Fol Drejt.
“Sapo fola me Hashim Thaçin nga burgu i Hagës. Jam i bindur se populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse ai do të ishte ende President. Ata gjithashtu do të kishin bashkëpunim më të madh ekonomik me fqinjët e tyre – dhe më shumë vende pune për fëmijët e tyre nëse Thaçi do të kthehej”, ka shkruar Grenell në Twitter./FolDrejt/