I dërguari special amerikan për dialogun Serbi-Kosovë, Richard Grennell, në një kundërpërgjigje ndaj Albin Kurtit, ka thënë se ky i fundit çdoherë ka qenë kundër SHBA-së, informon foldrejt.com.
“Një gjë është e sigurt, gjithmonë mund të mbështetesh në faktin që Albin Kurti është kundër Shteteve të Bashkuara. Ai ishte kundër ideve të Obamas, ashtu sic ishte kundër ideve të Bushit. Simbolizmi nuk paguan qiranë, vendet e punës e bëjnë këtë”, shkruajti Grenell.
Pak më parë, Kurti postoi për Marrëveshjen e Uashingtonit duke thënë se nuk do e respektojë atë në momentin që do të kthehet në zyrën e kryeministrit. Ai po ashtu tha se ndërmjetësit nuk duhet të nxitohen që të kryejnë marrëveshje që shkaktojnë përcarje të tjera në mes të Kosovës dhe të Serbisë./Foldrejt.com