Policia e Greqisë të premten në mëngjes ka mbyllur Parlamentin dhe ka rrethuar zonën, pasi një telefonatë anonime u erdhi dhe i kërcënoi që aty ka bombë.
Telefonuesi kontaktoi me zyrat e portalit të lajmeve Zougla.gr dhe deklaroi se brenda dhe jashtë godinës së parlamentit ishin vendosur pajisje eksplozive.
“Do të ketë viktima, bëni kujdes”, raportohet të ketë thënë telefonuesi. Në vendin e ngjarjes ndodhen ekspertët xhenierë.