Masa është një provokim i qartë turk dhe pjesë e përpjekjeve të Turqisë për të promovuar revizionizmin e saj neo-otoman, në kundërshtim me të gjitha rregullat bazë të ligjit ndërkombëtar, tha Ministria e Jashtme greke në një deklaratë.
Dy avionë luftarakë turq fluturuan vetëm 2.5 milje detare nga qyteti grek i Aleksandoupolis, gjë që u dënua ashpër sot nga Ministria e Jashtme greke.
Dënojmë me forcë shkeljen e paprecedentë të sovranitetit kombëtar, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme greke, duke theksuar se ky veprim është një përshkallëzim shumë i qartë i provokimit turk, shkruan gazeta greke Kathimerini, transmeton Fol Drejt.