Duket që shtetet e BE kanë filluar hapjen e shkollave dhe tregjeve pas kufizimeve të ashpra si pasojë e Kovid19. Një shtet tjetër që mendon hapjen e vendit për turistët dhe së fundi edhe për shkollat është Greqia, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar te media greke Kathimerini.
Ministri i arsimit, Niki Kerameus, të mërkurën tha se shkollat e mesme do hapen në 11 maj dhe 18 maj. Si kushte parashihen ndarja e klasëve në dy pjesë (që të ketë më pak nxënës nëpër klasa) dhe që të ruhet distanca mes tyre prej 1.5 metrave. Njëri grup do mësojë të hënave, të mërkurave dhe të premteve, kurse grupi tjetër të martave dhe të enjteve. Javës vijuese do ndryshohen ndërrimet.
Universitetet bënë me dije se provimet do fillojnë në 15 qershor.
Gjithashtu është bërë me dije se kishat do hapen për lutje individuale në 4 Fmaj./Foldrejt.com