Në kohën kur Greqia dhe Turqia po kalojnë momente tensioni në Egje dhe Mesdhe, Greqia sikur po duket tenton të mos zgjerojë ujërat territorialë në këto dete, por ka zgjedhur një det tjetër që targeton direkt vendin shqiptar, infornon foldrejt.com.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, të mërkurën nga parlamenti bëri me dije se në bazë të “të drejtës sovrane” dhe Artikullit 3 të Konventës Ndërkombëtare të Detrave, “Greqia do zgjerojë për 12 milje ujërat territorialë në Jon”. Pikërisht në zonën ku mendohet se fshihen poashtu pasuri të mëdha nafte.
Votimi në parlament pritet të ndodhë të enjten, kurse sipas kësaj marrëveshje, Shqipëria humb ujëra territorialë në favor të disa ishujve të vegjël grek në detin Jon.
Një zgjerim i tillë i ujërave territorialë grek nuk ka mundur të ndodhë deri tani në Egje, pasi Turqia këtë ligj e sheh si “casus belli” për luftë./Foldrejt.com