Greqia i ka dhuruar Shqipërisë 100 mijë doza vaksinash AstraZeneca. Sasia e vaksinave ka mbërritur paraditen e sotme në Institutin e Shëndetit Publik.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu me anë të një statusi në rrjetet sociale.
“100,000 doza të vaksinës AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik, falë solidaritetit dhe mbështetjes së qeverisë së Republikës së Greqisë për Shqipërinë”, shkruan Manastirliu në postimin e saj.
Manastirliu thotë se janë mbi 1.2 milionë vaksina anticovid të mbërritura në Shqipëri deri tani.