Greqia kapi një cisternë ruse të naftës së papërpunuar në ishullin Evia sot, si pjesë e sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, tha një zyrtar i Ministrisë Greke të Detit.
Cisterna “Pegasus” lundroi nën flamurin rus, me 19 anëtarë të ekuipazhit rus, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.
Një zyrtar i rojes bregdetare tha se anija u sekuestrua, por jo ngarkesa që mbante, raportoi agjencia britanike./FolDrejt/