Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ka zhvilluar një takim me të dërguarin e posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak. Gjatë këtij takimi Dendias dhe Lajçak kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi, ku ministri i jashtëm grek rikonfirmoi mbështetjen e Greqisë për të arritur përparim në marrëdhëniet në mes dy vendeve.
“Gjatë një takimi në margjinat e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Punëve të Jashtme diskutova me emisarin Mirosal Lajcak gjendjen aktuale dhe rrugën përpara në dialogun Prishtinë-Beograd dhe përsërita mbështetjen e vendosur të Greqisë për përpjekjet e tij për të arritur përparim në marrëdhëniet mes dy vendeve”, ka shkruar Dendias në Twitter.
Në anën tjetër diplomati slloven ka falënderuar ministrin Dendias dhe shtetin e Greqisë për udhëheqjen e tyre, interesin dhe mbështetjen për punën dhe angazhimin e BE-së në rajon. /Telegrafi/
Thanks to @NikosDendias and Greece for their leadership, interest in and support for both my work and the EU’s engagement in the region. https://t.co/rmGsQN6H7j
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 24, 2022
During a meeting on the margins of #EU #FAC, I discussed with #EUSR @MiroslavLajcak the state of play and the way forward in the Belgrade-Pristina Dialogue and reiterated 🇬🇷’s firm support for his efforts to achieve progress in the relations between the two sides. pic.twitter.com/NwDQDGLf5k
— Nikos Dendias (@NikosDendias) January 24, 2022