Mësuesit në shkollat e pakicës turke në Trakinë Perëndimore në Greqi, nuk janë përfshirë në mesin e arsimtarëve për të cilët Ministria e Shëndetësisë ka vendosur vaksinimin e detyrueshëm në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19).
Anëtari i Komitetit të Këshillit të shkollës së arsimit të mesëm të ulët dhe arsimit të mesëm të lartë në Ksanthi, avokati Ahmet Kara, në një deklaratë për AA tha se emrat e 37 arsimtarëve që janë me detyrë në dy shkollat e arsimit të mesëm të ulët dhe arsimit të mesëm të lartë në Ksanthi dhe Komotini nuk janë përfshirë në programin e vaksinimit kundër COVID-19.
Ai theksoi se nuk është caktuar takim për vaksinim për 9 mësuesit anëtarë të pakicës që ndodhen në listën me 18 persona të përbërë nga mësues turq dhe grek të cilët ndodhen në grupin me rrezik të lartë në shkollat e pakicave të cilët me kërkesë të drejtorisë rajonale të arsimit i janë dërguar ministrisë për t’u përfshirë në programin për vaksinim, raporton Anadolu Agency.
“Ndodhemi përballë një ngjarjeje të mbushur plot me pikëpyetje. Derisa mësuesve të tjerë u janë caktuar termine me përparësi për vaksinim, bën në mënyrë të jashtëzakonshme që të mendosh përse mësuesve tanë anëtarë të pakicës nuk u janë caktuar termine. Është shumë e vështirë të kuptosh përse bëhet një diskriminim i tillë. Këtu ka një veprim të qëllimshëm, apo në neglizhencë? Presim që të zbardhet kjo. Ne kemi kaluar në kontakt me institucionet përkatëse”, tha avokati Kara