Kryeministri grek Aleksis Cipras ka lënë të kuptohet se Bashkimi Europian mund të votonte pro hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut, por jo edhe me Shqipërinë, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar në intervistën e Ciprasit dhënë për Financial Times.
“Greqia – dhe unë personalisht – do mbështesim hapjen e mundshme të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut … Por ne nuk do rrezikojmë procesin e anëtarësimit të Maqedonisë Veriore, pasi ka bërë shumë progres. Në të kundërt, do ishte e padrejtë,” tha ai.
Sipas Ciprasit, Shqipëria duhet të respektojë më shumë të drejtat e minoritetit grek, ndryshe do bllokohet perspektiva e saj europiane.
Shumë ekspertë të huaj vlerësojnë se hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe privimi nga kjo e drejtë e Shqipërisë, do nxiste një nacionalizëm te Kosova dhe Shqipëria./Foldrejt.com