Greqia është tronditur nga një tërmet i fortë, në orët e mëngjesit, shkruan Fol Drejt.
Sipas mediave vendore, tërmeti është ndier më shumë në ishullin e Kretës rreth orës 06:31 me orën lokale.
Ndërsa vlerësohet se ka pasur një madhësi 4.3 ballë të shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në zonën detare në juglindje të Zakros dhe thellësia është llogaritur në 9.7 km.
Deri tani nuk janë raportuar të lënduar apo dëme materiale. Ky është tërmeti i dytë, pasi një tjetër godit ishullin grek mbrëmjen e së shtunës./FolDrejt/