Përherë të parë në histori, numri një i shtetit të Greqisë do jetë femër, shkruan foldrejt.com. Katerina Sakellaropoulou nga Selaniku është zgjedhur presidente e vendit, pasi në raundin e parë të votimit për atë votuan pro 261 deputetë nga 294 sa ishin të pranishëm në sallën e Parlamentit prej 300 vendesh.
Në votimin ku opozitarët nuk paraqitën kandidat, krahas ND kanë votuar “pro” edhe Partia e Aleancës së Majtë radikale (SYRIZA) dhe Partia e Lëvizjes për Ndryshim (KİNAL). Ndërkohë që kanë abstenuar deputetët nga Partia Komuniste e Greqisë (KKE), Partia për Zgjidhje e Greqisë (ELY) dhe partia Mera25 në kryesimin e ish-ministrit të Financave, Yanis Varufakis të cilët kanë kundërshtuar kandidimin e Sakellaropoulou.
Sipas ligjeve të Greqisë, gjatë zgjedhjes së presidentit, nuk parashihet që deputetët të votojnë “kundër”.
Mandati pesëvjeçar për Sakellaropoulou do të fillojë në 14 mars.