Në kohën kur shumë vende si Gjermania, Norvegjia, Danimarka dhe Austria mendojnë me çdo kusht se si ti hapin shkollat, disa vende tjera si Kroacia dhe Greqia mendojnë se si me çdo kusht ti hapin vendet turistike për të huajt – kjo pasi këto vende varen shumë nga të ardhurat e turizmit, informon foldrejt.com.
“Riviera bregdetare e Selanikut, Patras dhe Volos do rihapen të martën, si pjesë e reformave qeveritare për relaksimin gradual të kufizimeve si pasojë e shpërndarjes së virusit korona,” thanë zyrtarët grek, për median më të madhe në vend Kathimerini.
Plani i rihpajes së Greqisë, do tregohet pikë për pikë nga kryeministri Mitsotakis ditëve vijuese.
Por hapja e vërtetë për turistët në Greqi mendohet të ndodhë pas 4 majit./Foldrejt.com