Aktivistja suedeze e klimës, Greta Thunberg, paralajmëroi sot në Bon se njerëzimi “po nxiton drejt shkëmbit” të katastrofës klimatike, duke thënë se ajo mund të shmanget vetëm duke rritur përdorimin e energjisë së erës dhe diellore dhe duke reduktuar prodhimin e lëndëve djegëse fosile me gjashtë për qind çdo vit deri në vitin 2030.
Të dhënat u publikuan në margjinat e bisedimeve për ndryshimet klimatike në Kombet e Bashkuara në Bon, ku Thunberg tha se njerëzimi duhet t’i përgjigjet krizës klimatike tani ose të përballet me atë që ajo e quajti një “dënim me vdekje”.
Pjesa e energjisë së rinovueshme në prodhimin e energjisë elektrike është rritur në rreth 30 për qind globalisht për shkak të rënies së kostove./FolDrejt/