Ministri francez i Transportit, Clement Beaune tha se greva e kontrollorëve të trenave mund t’i kushtojë kompanisë shtetërore hekurudhore SNCF rreth 100 milionë euro.
Kontrollorët e trenave SNCF do të fillojnë grevën nga 23 deri më 26 dhjetor për të kërkuar paga më të larta dhe status të barabartë me drejtuesit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportimeve të mediave franceze, Beaune deklaroi se kjo grevë mund t’i kushtojë kompanisë SNCF 100 milionë euro.
Ministri i Ekonomisë, Bruno Le Maire i bëri thirrje SNCF-së që të gjejë një zgjidhje për grevën brenda disa orësh.
Sekretari i Përgjithshëm i Konfederatës Demokratike Franceze të Punës (CFDT), Laurent Berger tha se nuk mbështesin grevën e kontrollorëve të trenave.
Një numër i trenave do të anulohen gjatë fundjavës për shkak të grevës./FolDrejt/