Atletico Madridi ka shënuar fitore ndaj Real Betisit, me rezultat të ngushtë 2-1, në kuadër të xhiros së 11-të në La Liga.
Pjesa e parë përfundoi e qetë, pa gola dhe pa shumë raste për shënim.
Teksa pjesa e dytë ishte krejt ndryshe me të parën, fillimisht vendasit kaluan në epërsi me Luiz Henrique, në minutën e 48’, por që goli i tij, u anulua nga VAR-i.
Gjashtë minuta më vonë, Antoine Griezmann, shënoi për t’ia dhënë epërsinë Atleticos. I njëjti lojtar realizoi edhe njëherë në minutën e 71’.
Vendasit krejt çka bënë është ngushtimi i rezultatit me Nabil Fekir, në minutën e 84’.
Atletico pas fitores kalon në vendin e tretë me 23 pikë, pas 11 ndeshjeve, derisa Betisi, renditet në pozitën e pestë, me tri pikë më pak. /Klankosova.tv