Skauti që zbuloi Antoine Griezmann thotë se ai është mërzitur nga gjendja e francezit në Barcelonë, dhe ai mendon se meriton më shumë.
Eric Olhats e vëzhgoi Griezmann kur ishte 13 vjeç, duke e çuar atë në Real Sociedad. Griezmann luajti 201 ndeshje për Sociedad, duke shënuar 52 gola në të gjitha garat para se të kalonte te Atletico Madrid dhe përfundimisht Barca.
“Kur ai u largua nga Atletico Madrid, unë u trishtova kur pashë polemikën që kishte me klubin nga Madridi. Me prek ky rast, “tha Olhats për Mundo Deportivo.
“Unë mund ta kuptoj pse ai do të donte të nënshkruajë për Barcelonen, Barça është Barça. “Lojtarët dhe miqtë e tjerë thanë se loja e tij do të përshtatet shumë mirë me mënyrën se si luan Barca, tiki-taka dhe gjithçka, por nuk më pëlqejnë paraqitjet e tij. “E shihni që ka probleme, që ai nuk po i shijon”.
Olhats beson se Griezmann mund të bëjë më shumë për Barcën, por ai tha se dicka po e pengon të tregojë aftësinë e tij të vërtetë.