Futbollisti i Atlético Madridit, Antoine Griezmann, po mendon të tërhiqet nga kombëtarja franceze, pasi trajneri i “tricolorëve”, Didier Deschamps vendosi t’i japë shiritin e kapitenit Kylian Mbappe, raportojnë mediat në Paris.
Pas tërheqjes së portierit Hugo Lloris nga kombëtarja, Deschamps vendosi t’i japë kapitenin Mbappes, i cili do të drejtojë kombëtaren në kualifikueset për Kampionatin Evropian të vitit 2024.
Griezmann ishte kandidat për kapitenin e ri të “tricolorëve”, ndërsa mediat franceze kujtojnë se ëndrra e lojtarit të Atléticos ishte që me shiritin e kapitenit të drejtonte bashkëlojtarët në kualifikueset europiane. Griezmann u emërua zëvendës kapiten i kombëtares franceze. /FolDrejt/