Një rrahje masive që shpërtheu mes 60 personave brenda një anije gjigante, u shkaktua si pasojë e xhelozisë mes tre pasagjerëve.
Një agjent turistik që ishte dëshmitar i kësaj rrahje masive, tha për Fox News se rrahja filloi si pasojë e xhelozisë së tre pasagjerëve, që akuzoheshin mes vete për tradhti dhe më pas eskaloi në konflikt të përmasave të gjera, transmeton Telegrafi.
Edhe pse konflikti fillimisht shpërtheu mes dy personave që u grindën në një klub nate brenda anijes “Magic Carneval”, situata shpejtë doli nga kontrolli dhe çdo herë e më shumë përfshiheshin njerëz.
Rrahja ndodhi derisa anija po lundronte nëpër Ishujt Karraibe, kurse vazhdoi derisa arritën në portin e New Yorkut.
Theresa James agjente në një agjenci turistike, tha se rrahja filloi në ora 2 pas mesnate, e ka zgjatur për një orë të tërë duke u zgjeruar në pesë kate të anijes.
Janë thyer shishe, një grua ka pësuar prerje nëpër trup, e lëndime shumë serioze nuk ka pasur. /Telegrafi/