Ministria e Shëndetësisë ka dalë me një njoftim për qytetarët se si të mbrohen ata nga gripi sezonal.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se qytetarët duhet të vaksinohen, të mbulohet hunda dhe goja me maskë dhe të kërkohet ndihma e mjekut menjëherë pas shenjave të gripit, shkruan lajmi.net, përcjell FolDrejt.com.
Gripi sezonal është shfaqur në masë të madhe ditëve të fundit në Kosovë kur brenda 2 muajve rreth 15 mijë raste janë regjistruar në spitalet e Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Si të mbroheni nga Gripi sezonal
VAKSINOHUNI
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Nëse keni shenja të gripit, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore!
Të redukohet numri i vizitave të familjarve tek personat e hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet e përgjithshme)
Evitoni qëndrimin në vende të mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!
Nëse keni shenja të gripit mbani distancë të paktën 1 metër prej njerëzve të tjerë!
Mbuloni hundën dhe gojën me faculetë në rast të kollës apo teshtitjes!
Hidhni faculetën menjëherë pas përdorimit në shportën e mbeturinave!
Shmangni prekjen e syve hundës apo gojës me duar të pa pastruara!
Nëse keni shenja të gripit, mos shkoni në punë, shkollë apo vende me shumë njerëz, por qëndroni në shtëpi!
Pastroni rregullisht duart me ujë dhe sapun dhe dezinfektoni ambientin ku qëndroni!
Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamina dhe bëni aktivitet fizik!.