Darya Trepova, e cila dyshohet për vrasjen e blogerit të njohur ushtarak rus Vladlen Tatarsky, tha sot se ishte penduar për dorëzimin e bombës që e vrau atë, por theksoi se nuk e dinte përmbajtjen e paketës që i dorëzoi në një kafene muaj më parë.
“Dua të vdes më shumë se çdo gjë”, ka thënë 26-vjeçarja Trepova, transmeton Reuters. Ajo akuzohet se ka bashkëpunuar me shërbimet speciale ukrainase në përgatitjen e vrasjes së një blogeri rus, për të cilën aktualisht ndodhet në paraburgim, kujton Reuters, transmeton Fol Drejt.