Bushra Khan, gruaja e ish-kryeministrit pakistanez Imran Khan, është akuzuar për korrupsion në të njëjtin rast që çoi në arrestimin e tij më 9 maj.
Burri i saj e shoqëroi dje në gjykatë, ku ajo u lirua me kusht, raporton Reuters.
Bushra Khan është e njohur për spiritualitetin e saj dhe aderimin ndaj sufizmit, një formë mistike e Islamit, dhe burri i saj shpesh i referohej asaj si udhëheqësja e tij shpirtërore, sipas agjencisë britanike./FolDrejt/