Rasti ka ndodhur në Prishtinë. Sipas raportit të policisë, akti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje, transmeton Fol Drejt.
“Prishtinë 09.01.2022 – 12:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor” – thuhet ndër të tjera në raport.
Bëhet e ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje./FolDrejt/