Një grua rreth të 50-ve është gjetur e shtrirë në rrugë përballë Urës së Vjetër të Bunës në Shkodër. Policia e këtij qyteti dyshon se gruan mund ta ketë përplasur ndonjë makinë dhe e ka lënë aty.
Blutë e Shkodrës kanë nisur tashmë hetimet, ndërsa gruaja është transportuar drejt spitalit rajonal për trajtim të menjëhershëm, pasi gjendja e saj paraqitet e rëndë.