Një rast i grabitjes është raportuar të ketë ndodhur në Ferizaj, me ç’rast një person ka raportuar se një i dyshuar mashkull fillimisht e ka goditur e pastaj me forcë ia ka marrë çantën ku viktima mbante çelësat e marketit ku punonte.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 22:00, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24-orësh, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, hetimet vazhdojnë./FolDrejt/